Rahoveci apo Prishtina e Re në Superligë

Rahoveci apo Prishtina e Re në Superligë

29/04/2022

Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e dytë e “Play-out”-it ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës së Re. Në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytet fitore shënuan prishtinasit me rezultat 93:89, duke i befasuar të gjithë. Kryeqytetasit përfunduan garat në vendin e dytë të Ligës së Parë, si dhe ishin finalistë të “Play-off”-it, ku pësuan nga Vëllaznimi i Gjakovës, që siguroi një vend në Superligë, ndërsa rahovecasit u renditën në vendin e shtatë të elitës, duke garuar në “Play-out”.  

Takimi i parë ishte shumë i barabartë, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë vendimtare se kush do të sigurojë një vend në Superligë për edicionin e ardhshëm.

Vreshtarët duhet të shënojnë fitore me më shumë se katër pikë dallim, në mënyrë që të mbesin pjesë e elitës së basketbollit, kurse nëse prishtinasit fitojnë ose pësojnë humbje të ngushtë, atëherë për herë të parë do të garonin në Superligë.

Play-out

E shtunë

20:30 Rahoveci - Prishtina e Re

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners