Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Prishtinës së Re me rezultat 120:87 (34:17, 23:22, 37:22, 26:26) në ndeshjen e dytë të Play-out, duke siguruar qëndrimin në elitën e basketbollit edhe për një edicion, pasi në takimin e parë kishin pësuar humbje me katër pikë dallim, 93:89.
Vreshtarët e nisën furishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë, krijuan epërsi të dyfishtë, 34:17, që u mundësoi më shumë komoditet në vazhdim të ndeshjes. Periudha e dytë ishte e baraspeshuar 23:22, por rahovecasit nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku fituan çerekun e tretë 37:22, kurse i fundit përfundoi 26:26. Në fund Rahoveci triumfoi 120:87 dhe siguroi Superligë edhe një për edicion.
Te Rahoveci u dalluan Musab Mala me 32 pikë, 10 kërcime e 15 asistime dhe Fisnik Rugova me 28 pikë e 11 kërcime, kurse te Prishtina e Re u dalluan Mërgim Jakupi me 31 pikë e shtatë kërcime dhe Don Polloshka me 27 pikë e nëntë asistime.