Megasport, kampion i Kosovës për U12

Megasport, kampion i Kosovës për U12

01/05/2022

Skuadra e Megasport është shpallur kampion i Kosovës në konkurrencën e meshkujve për kategorinë U12.

Megaport në finale ka mundur Peja DT me shifrat 52:48, ndërsa Kupën kapitenit ia ka dorëzuar Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.

Paraprakisht u zhvillua ndeshja për vendin e tretë, ku SHB Halit Hoxha ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës 38:36.

Ndërkohë, në gjysmëfinale janë arritur këto rezultate: SHB Halit Hoxha-Megasport 43:58 dhe Peja DT-Marigona Hill Prishtina 38:35.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners