04/05/2022 FBK

Lajmërohuni për Turneun Selektiv në 3x3

Turneu Selektiv në 3x3 do të organizohet këtë fundjavë në Marigona Rezidencë dhe nga ky turne do të selektohen lojtarët që do të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në 3x3.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave do të marrë pjesë në kualifikime për Europe Cup, që zhvillohen në Qipro, në fillim të qershorit.

Koordinatori për 3x3 në FBK-së, Leart Hoxha ka konfirmuar se “tek meshkujt do të garojnë 12 ekipe, kurse tek femrat, presim numër më të vogël, meqë gjatë verës edhe ekipet kombëtare të basketbollit kanë kampe ose turne”.

Tek meshkujt janë lajmëruar shtatë ekipe deri më tani dhe FBK bën thirrje për të gjithë lojtarët profesionistë dhe amatorë, që të lajmërohen në turne, nëpërmjet email-it manager3x3@basketbolli.com.

Ekipet mund të regjistrohen deri më 6 maj. Kushti kryesor për paraqitje është që lojtarët të kenë profil të konfirmuar në play.fiba3x3.com, kurse shorti do të bëhet në mënyrë automatike, në bazë të rangimit të lojtarëve/ekipeve në renditjen e FIBA-s.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: