Nga 5 deri më 8 Maj në Sofje të Bullgarisë do të mbahet turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat. Në këtë turne do të marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Në vitin 2022, ky turne është mbajtur në Maqedoninë e Veriut, më pas në Kosovë dhe tani organizohet në Bullgari, për të vazhduar më pas në Rumani dhe Turqi.
Kosovës në këtë turne i mungojnë Malvina Haziri dhe Yll Kastrati, të cilët janë të ftuar në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme, që po mbahet në Itali, ku kjo është hera e parë që janë ftuar fëmijë nga Kosova.
Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.
Orari i Kosovës
5 Maj
13:00 Kosova-Maqedonia V. (femrat)
15:00 Kosova-Maqedonia V. (meshkujt)
6 Maj
10:00 Bullgaria-Kosova (femrat)
12:00 Bullgaria-Kosova (meshkujt)
7 Maj
10:00 Rumania-Kosova (femrat)
12:00 Rumania-Kosova (meshkujt)
8 Maj
09:00 Kosova-Turqia (femrat)
11:00 Kosova-Turqia (meshkujt)