05/05/2022 FBK

Nesër fillon Seminari i Dytë për Klubet e FBK-së

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) prej 6 (nesër) deri më 8 Maj 2022 në Prishtinë do të organizojnë Seminarin e Dytë për Klubet e FBK-së. Qëllimi i organizimit të këtij Seminari është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Ligjërues në Seminarin tre ditor do të jenë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Ëilson, Pedro Correia dhe Florian Pasquet.

Temat për të cilat ata do të ligjërojnë janë:

Licencimi i Klubeve

Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Ligës dhe Klubeve

Planifikimi Operacional dhe Hapat e ardhshëm

Rrugëtimi i lojtarëve/eve

Seminari do të organizohet në hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, në ditën e parë (06.05.2022) prej 09:00-17:30, në ditën e dytë (07.05.2022) prej 09:00-17:30 dhe ditën e tretë (08.05.2022) prej 09:00 -13:00.

Klubet e FBK-së duhet të delegojnë përfaqësuesit/et e tyre në Seminar, i cili po organizohet në dobi të zhvillimit dhe fuqizimit të këtyre klubeve.

Meqë Licencimi i Klubeve është ndër temat kryesore në këtë Seminar, atëherë  FBK kërkon nga klubet e të dyja ligave që të marrin me seriozitetin më të madh delegimin e personave kyç për këtë Seminar, pasi që kriteret për licencim të klubeve në edicionin e ri të garave e kanë marrë dritën e gjelbër edhe në Kuvendin e Punës të FBK-së të organizuar më 26.03.2022 në Prishtinë.

Ky është Seminari i Dytë  i organizuar nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n. Seminari i Parë  është  organizuar në fund të muajit shkurt, ku klubet pjesëmarrëse kanë  pasur rastin të  mësojnë për temat si: Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë; Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes; dhe Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: