Fillon Seminari për klubet e FBK-së

Fillon Seminari për klubet e FBK-së

06/05/2022

Në Prishtinë ka filluar Seminari i Dytë për Klubet, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Seminari është treditor, pra do të mbahet deri të dielën, ndërsa qëllimi është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Në ditën e parë kanë ligjëruar ekspertët nga FIBA, Pedro Correia dhe Florian Pasquet me temat Licencimi i Klubeve dhe Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Ligës, ndërsa më pas do të ligjërojë edhe Geoff Wilson.

Ekspertët nga FIBA kanë treguar se si duhet të jetë licencimi i klubeve në mënyrë që të jenë sa më profesionale, si dhe Qeverisjen e Menaxhimin Financiar të Ligës.

Përfaqësuesit e Klubeve nga Superliga, Liga e Parë dhe Dytë në të dyja konkurrencat kanë bashkëbiseduar në lidhje me këto tema, si dhe janë interesuar se si të funksionojnë në mënyrë profesionale.

Gjithashtu të pranishmëve i është drejtuar edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, duke folur për rëndësinë e këtij seminari.

Ky është Seminari i Dytë i organizuar nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n. Seminari i Parë  është  organizuar në fund të muajit shkurt, ku klubet pjesëmarrëse kanë  pasur rastin të  mësojnë për temat si: Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë; Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes; dhe Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners