Dita e dytë e Seminarit me tema interesante

Dita e dytë e Seminarit me tema interesante

07/05/2022

Në Prishtinë po vazhdon të mbahet Seminari për Klubet e FBK-së. Ky Seminar filloi të premten, derisa do të përfundojë nesër (e diel).

Në Seminar po marrin pjesë Përfaqësuesit e Klubeve të Superligës, Ligës së Parë dhe të Dytë në të dyja konkurrencat, ndërsa po ligjërojnë ekspertët nga FIBA.

Në ditën e dytë kanë ligjëruar Pedro Correia dhe Florian Pasquet me temat: Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Klubeve dhe Rrugëtimi i Lojtarëve. Tema shumë interesante, duke marrë parasysh, pasi në Seminar po marrin pjesë ish-basketbollisë/e, që kanë pasur karrierë të ndritur dhe po mësojnë si të Qeverisin dhe Menaxhojnë më mirë Klubet përkatëse. Të dielën do të ligjërojë Geoff Ëilson. Ky është Seminari i Dytë i organizuar nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n. Seminari i Parë  është  organizuar në fund të muajit shkurt, ku klubet pjesëmarrëse kanë  pasur rastin të  mësojnë për temat si: Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë; Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes; dhe Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners