Beteja i parë i takon Trepçës

Beteja i parë i takon Trepçës

08/05/2022

Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 75:68 (23:17, 17:18, 23:14, 12:19), duke avancuar 1:0 në serinë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Pas një fillimi të barabartë 12:12, vendasit shkëputen në nëntë pikë, 21:12, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:17. Por, Peja nuk kishte ardhur për tu dorëzuar dhe dalëngadalë shkrin epërsinë e vendasve për ta rikthyer atë në favor të tyre 26:28, dhe më pas zhvillohet lojë interesante, kurse pjesa e parë përfundon 40:35.

Periudha e tretë ishte vendimtare e kësaj sfide, që u zhvillua në një ambient të jashtëzakonshëm, ku palestra në Mitrovicë ishte e mbushur me tifozë. Mitrovicasit thelluan epërsinë edhe më shumë, kurse mysafirët e vuajtën mungesën e Dardan Berishës, pas daljes nga loja me një faul josportiv dhe një teknike, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 63:49. ‘Xehetarët’ sikur u vetëkënaqën me rezultatin dhe këtë u munduan ta shfrytëzojnë verdhezinjtë që afruan rezultatin në 75:68, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Trepça triumfoi 75:68.

Te Trepça u dalluan Andrew Gordon me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purviq me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 14 pikë e 13 kërcime dhe Darius Washington me 22 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners