12/05/2022 FBK

Logo e Evropianit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n kanë punuar në Logon e Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16.

Në Logo ndodhet Harta e Kosovës, ashtu siç është te Flamuri i Kosovës, Topi Molten dhe Rrjetat e Koshit. Brenda hartës së Kosovës është viti 2022, viti kur do të mbahet kjo ngjarje, ndërsa lart janë gjashtë yjet e flamurit të Kosovës, si dhe Prizren, vendi ku do të zhvillohet kjo ngjarje. Një logo shumë e bukur për sy dhe e përshtatshme për një ngjarje të tillë.

FBK i ka kushtuar rëndësi të madhe Flamurit të Kosovës, ku është vendosur në mes të Logos, ndërsa yjet lart, siç janë edhe te Flamuri i Kosovës.

Në Evropianin e Divizionit C, që do të mbahet në Prizren do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 Korrik. FBK ka përvojë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe për këtë ka marrë edhe lëvdata nga FIBA.

Më herët në Kosovë është organizuar Evropiani i Divizionit C për meshkujt U18, Divizioni B për femra U20 dhe Challenger i meshkujve 16.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: