Sfidohen sërish

Sfidohen sërish

18/05/2022

Të enjten (nesër) nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e katërt finale mes Pejës dhe Trepçës. Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit. Në dy takimet e para, fituan mitrovicasit, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve.

Përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.

Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners