Pas një edicioni të gjatë të shtunën (nesër) do të zhvillohet Final 4 i JR NBA Kosovës.
Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen në palestrën “Don Bosko”. Finalja do të transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.
Fillimisht ishin 30 Shkolla Fillore, që ishin ndarë në gjashtë Divizione, përkatësisht dy Konferenca, Perëndimore dhe Lindore.
Më pas tetë më të mirat e secilës konferencë garuan në çerekfinale dhe më pas në gjysmëfinale, takime që u zhvilluan në Vushtrri dhe Istog.
Por, tani ka ardhur koha, që të shpallet fituesi i parë i kësaj gare, që organizohet për herë të parë nga Federata e Basketbollit e Kosovës, një projekt madhor për zhvillimin e talenteve të basketbollit. Në këtë ligë garuan fëmijët e moshës 11-13 vjeç, djem dhe vajza.
Final 4
11:00 Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë)-Atlanta Hawks (SHMU 2 Vushtrri)
12:20 San Antonio Spurs (Emin Duraku Kaçanik)-Golden State Warriors (Emin Duraku-Prizren)
14:00 Finalja