Në Rumani ka përfunduar turneu i YDF-së për grupmoshat U14.
Kosova në ditën e fundit ka shënuar fitore të dyfishtë ndaj Turqisë, si në konkurrencën e femrave, e po ashtu edhe atë të meshkujve.
Në një sfidë shumë interesante, vashat e Kosovës kanë mundur Turqinë me rezultat 67:65, ku Medina Fazliu ka shënuar pikët vendimtare nga gjuajtja e lirë, dy nga tri tentime, ndërsa më herët shënoi dy gjuajtja të lira, Malvina Haziri. Kjo e fundit ishte më e dalluara në ndeshje, duke shënuar 33 pikë. Fitorja ndaj Turqisë ishte e dyta për Dardanet, pas asaj ndaj Maqedonisë Veriore, ndërsa kanë pësuar nga Rumania dhe Bullgaria.
Përballje dramatike ishte ndeshja te meshkujt, ku Dardanët mundën Turqinë me shifrat 61:58. Te Kosova u dalluan Edin Bacevac me 24 pikë e gjashtë kërcime dhe Yll Kastrati me 19 pikë.
Edhe meshkujt e përfunduan turneun me dy fitore e dy humbje. Fituan ndaj Turqisë dhe Bullgarisë, ndërsa pësuan nga Maqedonia Veriore dhe Rumania.