01/06/2022 FBK

FBK dhe Policia e Kosovës shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të përkrahur nga Komuna e Prishtinës, kanë organizuar turneun në 3x3, për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë dy ekipe të përzgjedhura nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe dy ekipe nga Policia e Republikës së Kosovës.

Ekipet kanë qenë në të dyja konkurrencat, dhe gjatë ndeshjeve ekipet ishin mikse (të përziera), ku rezultati ishte në plan të dytë. Janë zhvilluar dy ndeshje në të dyja konkurrencat dhe më pas finalja.

Këtë aktivitet e kanë madhështuar fëmijët e pranishëm, pikërisht për nder të tyre. Fëmijët kanë përcjellur të gjitha ndeshjet, duke i dhënë më shumë jehonë kësaj ngjarje.

Në këtë event, përveç Arben Fetahut, Kryetar i FBK-së kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Krasniqi, Mehmeti dhe Rugova kanë ndarë medaljet, ndërsa Kupën fituese për Policinë e Kosovës e ndanë Fetahu dhe Sveçla.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: