06/06/2022 FBK

Djemtë dhe vashat dardane regjistrojnë nga një fitore në FIBA Europe Cup në 3x3

Kosova gjatë fundjavës ka zhvilluar ndeshjet në kuadër të parakualifikimet për FIBA Europe Cup në 3x3. Te femrat Kosova është përfaqësuar nga Saranda Daci, Arbnore Përquku, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi, kurse te meshkujt, Edmond Kryeziu, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Rron Dahsyla.

Djemtë dardanë këto gara i nisën me fitore duke mposhtur Shqipërinë me rezultat 13:10. Në ndeshjen e dytë dardanët u përballën me Irlandën, ku pësuan me rezultat 21:13. Edhe në ndeshjen e fundit Kosova ishte e pafat pasi që u mposht edhe nga Luksemburgu me rezultat 10:19.

Kurse vashat nga Kosova kualifikimet për FIBA Europe Cup në 3x3 i filluan me humbje ndaj Irlandës me rezultat të ngushtë 16:13. Fitoren e parë dardanet e shënuan ndaj Andorrës, duke i mposhtur me rezultat 12:9. Kjo ishte fitorja e parë për Kosovën te femrat në pjesëmarrjen e dytë në 3x3. Ndërsa në ndeshjen e fundit vashat nga Kosova pësojnë humbje nga Malta me rezultat 14:12.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: