Përzgjedhësi i Kosovës A në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri në bashkëpunim me shtabin teknik e ka shpallur listën e gjerë të basketbollisteve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, garë kjo që do të organizohet në Nicosia të Qipros prej 28 qershor deri më 3 korrik 2022.
Në listën e gjerë janë 15 basketbolliste, të cilat do të mbikëqyren nga shtabi teknik dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Vashat "Dardane" do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Stërvitja e parë zhvillohet nesër (e martë) nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe është e hapur për media.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën pastaj me 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Me 30 qershor Kosova do të zhvilloj ndeshjen e parafundit me Qipron kurse ndeshjen e fundit e zhvillon me 2 korrik ndaj Norvegjisë.
Sa i përket të ftuarave për herë të parë te Kosova A janë ftuar, Besjana Martinaj, Flaka Kelmendi, Sara Vraniqi, Tringa Ukaj, Edona Thaqi dhe Sumeja Kosumi.
Lista e gjerë:
1. Arbnore Perquku
2. Aulona Muhadri
3. Astera Tuhina
4. Agnesa Rrahmani
5. Besjana Martinaj
6. Diellza Dekaj
7. Diedona Halitaj
8. Era Shatri
9. Flaka Kelmendi
10. Marigona Rushiti
11. Sara Vraniqi
12. Saranda Daci
13. Tringa Ukaj
14. Edona Thaqi
15. Sumeja Kosumi