09/06/2022 FBK

Falënderim për sponsorët

Ditë më parë ka përfunduar ArtMotion Superliga e Kosovës, ku pas katër ndeshjeve finale Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i edicionit 2021/2022.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të falënderojë të gjithë sponsorët të cilët kanë qëndruar pranë FBK-së gjatë këtij edicioni që në të vërtet ka dhuruar spektakël.

FBK falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjithmonë ka ndihmuar në ngjarjet e mëdha që zhvillohen në vendin tonë.

FBK gjithashtu falënderon Bankën TEB, Kompaninë IP, Kompaninë Tregtia dhe Trepharm, Stobi Flips-Vitaminka, AutoMita, Korporata Rugova dhe të gjithë sponsorët tjerë.

Falënderim i veçantë shkon për partnerët medial Art Motion dhe Kujtesa, që kanë mundësuar që çdo ndeshje të përcillen në mënyrë profesionale dhe të jenë më afër tifozëve në shtëpi.

FBK do të jetë gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e dhënë për basketbollin e Kosovës. Vetëm me ndihmën e sponsorëve kemi arritur t'i kalojmë sfidat e edicionit të fundit.

FBK asnjëherë nuk do të harrojë ndihmën e tyre.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: