Përfaqësuesja U-20 e Meshkujve nesër ( e premte) zhvillon miqësore më Përfaqësuesen e Malit të Zi U-20. Ndeshja zhvillohet në Pallatin E Rinisë nga ora 19:30.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në listën e përzgjedhësit të Kosova U20, Dritero Sefaja deri më tani janë 16 lojtarë, ku në listën e ngushtë do të jenë vetëm 12 lojtarë. Ndeshja është e hapur për publikun ndërsa hyrja do të jetë falas.