Basketball Champions League fton skuadrën kampione të Kosovës për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues

Basketball Champions League fton skuadrën kampione të Kosovës për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues

17/06/2022

Basketball Champions League nëpërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka ftuar skuadrën kampione të Kosovës (Art Motion Superliga 2021/22), KB Golden Eagle Ylli për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2022/23.

KB Golden Eagle Ylli e ka kompletuar dokumentacionin e kërkuar nga Basketball Champions League, të cilin nëpërmjet FBK-së e ka përcjell tek departamenti i garave të kësaj lige prestigjioze të basketbollit.

Pjesëmarrja në edicionin e rregullt të Basketball Champions League apo në raundet kualifikuese për çdo klub mbetet në kompetencat e Bordit të kësaj lige, i cili do të konfirmojë listën përfundimtare të klubeve pjesëmarrëse deri të premten më 24 qershor 2022.

Kujtojmë se KB Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 duke triumfuar në serinë finale të playf-off-it në Art Motion Superligë 3:1 ndaj Trepçës. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners