Përquku dhe Tuhina optimiste për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

Përquku dhe Tuhina optimiste për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

20/06/2022

Përfaqësuesja A e femrave është në fazën e përgatitjeve për ndeshjet në kuadër të FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Rreth pritshmërive ka folur kapitenia e Përfaqësueses Arbnore Përquku. “Vitin e kaluar kemi zënë vendin e tretë, kurse këtë vit presim që të dalim kampion përballë përfaqësueseve që marrin pjesë” ka thënë Përquku për faqen zyrtare të FBK-së.

Tutje basketbollistja e njohur ka folur edhe për ndjenjën si kapitene: “Është viti i dytë rresht që jam kapitene. Është ndjenjë shumë e veçantë. Përveç që është ndjenjë shumë e mirë, është edhe përgjegjësi pasi që përfaqësojmë ngjyrat e shtetit në arenën ndërkombëtare”.

Edhe basketbollistja e talentuar Astera Tuhina, është shprehur optimiste për garat në Qipro.

“Shpresojmë që ta përfundojmë Kampionatin si kampione, nuk është shumë e vështirë për ta arritur, por duhet shumë punë, do të japim maksimumin që të paraqitemi sa më mirë” ka thënë Tuhina për faqen e FBK-së.

Tuhina ka folur gjithashtu edhe për atmosferën brenda Përfaqësueses: “Atmosfera është shumë e mirë dhe shpresoj që të jetë kështu deri në fund sepse është shumë e rëndësishme për paraqitjen e Përfaqësueses në këtë kampionat”.

Kosova aventurën në Nicosia të Qipros e fillon më 28 qershor në ndeshjen me Maltën.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters