07/07/2022 FBK

Artan Gashi, rizgjidhet kryetar i SHGJFBK-së

Të mërkurën është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Nga 21 delegatë, kanë marrë pjesë 16 me të drejtë vote. Kandidat i vetëm ishte Artan Gashi, i cili ka qenë kryetar deri më tani.

Ai mori 16 vota për dhe asnjë kundër, duke fituar besimin edhe për katër vitet e ardhshme. Gashi ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Anëtarë të Bordit të SHGJFBK-së janë zgjedhur: Visar Bunjaku, Dren Pudarolli, Atdhe Goqaj, Lulzim Maloku, si dhe Ngadhnjim Shabani, sekretar i SHGJFBK-së.

Kuvendi u monitorua nga Faton Kurshumlija, Komesar i Garave i FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: