09/07/2022 FBK

Kapitenia e Kosovës premton maksimumin

Vashat e Kosovës U20 janë gati për ndeshjet ndërkombëtare.

Pas përgatitjeve intensive në Gjakovë, Dardanet do të fillojnë garat në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që zhvillohet në Shkup.

E kënaqur me përgatitjet është shprehur kapitenia Sarra Vraniqi. “Ne kemi dhënë maksimumin nga dita e parë deri në fund. Besoj se kjo mund të na ndihmoj shumë. Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të gatshme për ndeshjet që kemi”, është shprehur Vraniqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova është në grup me Maqedoninë Veriore, Kroacinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Një grup jo i lehtë, ndërsa ndeshja e parë, që shihet edhe shumë e rëndësishme është ndaj Maqedonisë Veriore. Kjo përballje zhvillohet sot nga ora 18:45 në Shkup.

“Dukë marrë parasysh përgatitjet që i kemi pasur, besoj se do të kemi një Evropian sa më të mirë. Ne jemi të gatshme të japim maksimumin në cdo sfidë. Shpresoj se do të zhvillojmë ndeshje të bukura dhe të kemi rezultate sa më pozitive. Sigurisht se angazhimi ynë nuk do të mungoj në asnjë ndeshje që paraqitemi”, ka shtuar tutje kapitenia e Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: