12/07/2022 FBK

Fitore bindëse e Dardanëve

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Maltës me rezultat 28:80 (7:29, 9:12, 8:17, 4:22), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16 që po zhvillohet në Prizren.

Basketbollistët e Kosovës e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 0:11, dhe më pas e thelluan epërsinë në epërsinë në 4:29, derisa çereku i parë përfundoi 7:29. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por që u kontrollua tërësisht nga Dardanët e rinj, që nuk lejuan epërsinë të shkrihej dhe shkuan në pushim me shifrat 16:41.

Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë, duke dominuar totalisht në parket, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Kjo bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 24:58. Edhe në dhjetë minutat e fundit, Dardanët ishin bindës ndaj kundërshtarëve, duke triumfuar në fund me rezultat 28:80.

Te Kosova, Sejar Rama shënoi 14 pikë, Mal Syla dhe Niman Demiraj shënuan nga 13, kurse Yll Kastrati kishte nëntë pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Shqipëria ka mundur San Marinon me rezultat 50:43, ndërsa në dy takimet tjera Andorra ka mundur Armeninë me rezultat 97:76, kurse Gjibraltari ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me shifrat 72:68.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: