Kosova U20 pas përgatitjeve intensive në Prishtinë, sot (e enjte) udhëtojnë drejt Gjeorgjisë, ku do të marrin pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Dardanët janë në grup me në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.
Dardanët e rinj sfidën e parë e zhvillojnë ndaj Suedisë, më 15 Korrik, për të vazhduar ndaj Maqedonisë Veriore, vendasve Gjeorgjisë dhe takimi i fundit është ndaj Austrisë.
Varësisht nga renditja në grup, më pas zhvillohen takimet për renditjen përfundimtare.
Orari
15 Korrik
17:00 Suedia-Kosova
17 Korrik
12:30 Kosova-Maqedonia Veriore
19 Korrik
17:00 Gjeorgjia-Kosova
20 Korrik
19:15 Kosova-Austria