14/07/2022 FBK

3 ndeshje, 3 fitore: Dardanët kualifikohen në gjysmëfinale

Kosova ka regjistruar fitoren e tretë në tre ndeshje të zhvilluara, duke mundur San Marinon me rezultat 55:27 (13:4, 11:6, 13:9, 18:8). Dardanët kualifikohen në gjysmëfinale nga vendi i parë.

Dardanët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, për të shënuar fitore të merituar. Basketbollistët e rinj të Kosovës ishin shumë më të mirë në çerekun e parë, duke qenë në epërsi nga fillimi, derisa këtë pjesë e fituan 13:4. Ngjashëm vazhduan edhe në periudhën e dytë, ku u shënuan më pak pikë, ndërsa Kosova shkoi në pushim me shifrat 24:10.

Pothuajse e ngjashme ishte edhe perioda e tretë, që përfundoi 13:9 në të mirë vendasve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 37:19. Edhe në dhjetë minutat e fundit, Kosova nuk u ndal dhe triumfoi 55:27.

Në dy ndeshjet e Grupit B të zhvilluar sot, Armenia ka mundur Gjibraltarin me rezultat 76:59, kurse Andorra triumfoi bindshëm ndaj Moldavisë 102:40.

Andorra u kualifikua në gjysmëfinale me tri fitore, ndërsa Armenia e dyta me dy fitore e një humbje.

Kosova në gjysmëfinale do të përballet me Armeninë, kurse Andorra me Shqipërinë. Gjibraltari, Moldavia, San Marino dhe Malta do të garojnë për pozitat 5-8.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: