17/07/2022 FBK

Dita e fundit e Evropianit: Kosova dhe Shqipëria për vendin e tretë, finalja Andorra-Armenia

E diela (sot) shënon fundin e Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prizren për meshkuj U16. Pas një organizimi të jashtëzakonshëm me 16 ndeshje të zhvilluara deri më tani, sot do të bëhet renditja përfundimtare e kësaj gare.

Kosova dhe Shqipëria do të luajë për vendin e tretë apo medaljen e bronztë. Dardanët dhe kuqezinjtë ishin përballur edhe në grupe, ku basketbollistët e Kosovës kishin fituar pas vazhdimeve.

Dardanët e rinj në këtë Evropian shënuan tri fitore dhe u përkrahën nga një numër i kënaqshëm i tifozëve, një gjeneratë që premton për të ardhmen.

Ndërkohë, finalja zhvillohet mes Andorrës dhe Armenisë, ku po ashtu ishin përballur në finale dhe andorrasit kishin triumfuar.

Sonte do të shpallet MVP dhe pesëshja më e mirë e Kampionatit, si dhe çmimi “Fair Play”.

Orari

Ndeshja për vendin e shtatë

13:45 San Marino-Gjibraltar

Ndeshja për vendin e pestë

16:00 Moldavia-Malta

Ndeshja për vendin e tretë

18:15 Kosova-Shqipëria

Finalja

20:30 Armenia-Andorra




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: