18/07/2022 FBK

Garë e jashtëzakonshme në Prishtinë, triumfon Antwerp

Ka përfunduar gara e FIBA 3x3 Prishtina Challenger, që u zhvillua gjatë fundjavës në kryeqytetin e Kosovës. Dy ditë me spektakël të streetbollit dhe muzikës, Prishtina ishte në qendër të vëmendjes me një turne madhor dhe spektakolar.

Kjo garë u organizua nga 3x3 Prishtina, në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

14 skuadra morën pjesë, fillimisht në grupe, më pas në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, që ishte shumë dramatike mes Antwerp të Belgjikës dhe Friburg të Zvicrës, ku belgët triumfuan pas vazhdimeve 18:17.

Antwerp, Friburgu dhe Amsterdami u kualifikuan për Masters në Debrecen më 27-28 gusht 2022.

Renditja

  1. Antwerp (BEL)
  2. Friburg (ZVI)
  3. Amsterdam (HOL)
  4. Vienna (AUT)
  5. Dusseldorf LFDY (GJER)

Top shënuesit:

  1. Thibaut Vervoort (Antwerp, BEL) 46 pikë
  2. Jonathan Dubas (Fribourg, ZVI) 40
  3. Jonathan Kazadi (Friburg, ZVI) 31
  4. Nick Celis (Antwerp, BEL) 27
  5. Matthias Linortner (Vienna, AUT) 27



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: