Nga 25 deri më 30 korrik mbahet Kampi Nacional

Nga 25 deri më 30 korrik mbahet Kampi Nacional

20/07/2022

Nga 25 deri më 30 korrik do të mbahet Kampi Nacional i Basketbollit.

Në këtë Kamp Nacional, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza të lindur më 2009-2010.

Kampi do të organizohet në “Loyola Gymnasium” në afërsi të Prizrenit, që ka ndihmuar në mbajtjen e këtij kampi dhe mbështetur gjeneratat e reja.

Ceremonia hapëse do të jetë më 25 korrik (e hënë) nga ora 18:00, ku do të marrin pjesë zyrtarët e Federatës se Basketbollit së Kosovës, përfaqësuesit e Loyola Gymnasium, kampistët dhe trajnerët.

Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.

Kampi organizohet çdo vit nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që ju kushton mjaft rëndësi gjeneratave të reja në të dyja konkurrencat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners