Federata e Basketbollit e Kosovës dhe FIBA vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vjet të projektit FIBA YDF “Youth Development Fund”. Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll.
Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore. Pjesëmarrës të projekteve do të jenë vajzat dhe djemtë të grupmoshave U-12 dhe U-13 të cilët kanë potencial dhe talent për tu bërë basketbollist/e në të ardhmen.
Disa nga aktivitet e këtij projekti do të jenë kampet nacionale, trajnimet e trajnerëve në Turqi, turne ndërkombëtare në shtetet partnere të këtij projekti. Duke organizuar këto turne e kampe në një program ndërkombëtar, FBK shpreson së këta basketbollistë dhe basketbolliste të zgjedhura do të mbesin në sportin e basketbollit dhe në të ardhmen të mbërrijnë nivele të larta profesionale.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale tek lojtarët.