Trajneri i Kosovës U-16, Valentin Spaqi, së fundi ka qenë pjesë e Programit FECC (FIBA Europe Coaching Certificate), që është mbajtur në Izmir të Turqisë. Spaqi për shtatë me radhë ka pasur mundësi që të punojë me trajnerë të ndryshëm në aspekte të ndryshme.
Mbrojta, sulmi, depërtimi ishin disa nga temat kyç që u zhvilluan në këtë punëtori. Programi është mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që ka përzgjedhur Spaqin për këtë program.
Së fundi në programin FECC është certifikuar Gyltekin Selimi, ndërsa më herët edhe trajnerët si Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, gjithashtu që ishin nominuar nga FBK-ja.