Më 4 Shtator është mbajtur Klinika për vëzhguesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Kjo Klinikë është mbajtur para fillimit të edicionit të ri dhe është udhëhequr nga Komesari i Garave, Faton Kurshumlija dhe asistuar nga FIBA Gjyqtari/Komesari për Kategoritë e Reja, Xhelal Mumini.
FBK-ja para fillimit të edicionit 2022-2023 me dërgimin e materialit trajnues të gjithë vëzhguesve ka nisur përgatitjet për organizimin sa më të mirë të edicionit dhe me këtë rast ka organizuar klinikën, duke i prezantuar pikat si më poshtë:
-Materiali trajnues
-FIBA Manuali për punë në tavolinën zyrtare
-Klipet edukuese për punën në tavolinën zyrtare
-Njoftimi me zgjedhjet e Bordit të SHGJFBK-së
-Prezantimi i PG për të gjitha garat seniore
-Pritjet dhe obligimet për edicionin 2022-2023
-Testimi Online nga njohja e rregullave të basketbollit
-Pyetje dhe përgjigje
-Dreka e përbashkët për të gjithë vëzhguesit
Të gjithë vëzhguesit kanë qenë shumë aktivë gjatë prezantimit, duke parashtruar pyetje dhe duke bërë Klinikën interaktive gjatë gjithë kohës.
Pjesëmarrës në Klinikën e vëzhguesve/eve ishin 30 vëzhgues/e të gjitha listave të dërguar nga SHGJFBK-së për aprovim.