Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 71:60 (18:10, 23:19, 16:13, 14:18), në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe e fituan çerekun e parë 18:10. Prizrenasit e kontrolluan edhe periudhën e dytë, për të ngritur epërsinë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 41:29.
Epërsia e Portokallezinjëve u ngrit deri në 17 pikë, 50:33, që ishte më e larta në ndeshje, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:42. Në dhjetë minutat e fundit, Vëllaznimi u mundua të rikthehet, por nuk arriti qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 71:60.
Te Bashkimi u dallua Fahro Alihoxhiq me 14 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Damonte Dodd me 11 pikë e 18 kërcime.