Festë në Gjakovë, kuqezinjtë shënojnë fitoren e parë në Superligë

Festë në Gjakovë, kuqezinjtë shënojnë fitoren e parë në Superligë

18/09/2022

Vëllaznimi e ka mundur Rahovecin 94:87 (22:19, 26:26, 20:17, 9:15, 17:10), në xhiron e dytë të Prince Caffe Superligës. Kjo ishte fitorja e parë për kuqezinjtë në elitë këtë edicion, ndërsa Vreshtarët kanë një fitore e një humbje.

Sfida ka qenë e jashtëzakonshme dhe është vendosur pas dy vazhdimeve.

Vendasit të motivuar nga përkrahja e tifozëve vendas, e nisën për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 10:0, por më pas Vreshtarët u rikthyen për të ngushtuar shifrat, ndërsa çereku i parë përfundon 22:19. Periudha e dytë ishte e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 48:45.

Në periodën e tretë, kuqezinjtë për një nuancë shumë të vogël ishin më të mirë se mysafirët, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 68:62. Por, drama ndodhi në fund. Epërsia e vendasve u ngrit në 11 pikë, 75:64, që ishte më e larta në ndeshje, pesë minuta nga fundi, por rahovecasit nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, ku me një seri të suksesshme barazuan shifrat në 77:77, sa përfundoi koha e rregullt, ndonëse kishin edhe një mundësi në fund, por që nuk e shfrytëzuan. Edhe në vazhdimin e parë u zhvillua lojë e barabartë, 7:7 dhe skuadrat shkuan në vazhdimin e dytë. Por, në vazhdimin e dytë, kuqezinjtë ishin më të mirë, 10:3 dhe triumfuan 94:87.

Te Vëllaznimi u dalluan Damonte Dodd me 15 pikë, 20 kërcime, pesë asistime dhe nëntë bllokada dhe William Brown me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Jahi Carson me 26 pikë e pesë kërcime, Chris Seeley me 12 pikë e 14 kërcime dhe Musab Mala me 19 pikë e gjashtë kërcime.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters