19/09/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Dodd, MVP i javës së dytë

Java e dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll ka dhuruar disa ndeshje interesante.

Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë për këtë edicion në elitë, apo edhe të parën pas një viti në Superligë. Kuqezinjtë të mbështetur nga tifozët e tyre fituan ndaj Rahovecit 94:87 pas dy vazhdimeve. Më i dalluari ishte qendra Damonte Dodd me 16 pikë, 20 kërcime, pesë asistime dhe nëntë bllokada, duke e pasur indeksin e ndeshjes 39.

Rodney Purvis zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, kësaj radhe ndaj Ponte Prizrenit, duke qenë më i dalluari te pejanët. Purvis kishte 31 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Në anën tjetër, bindshëm më i miri te Ponte Prizreni ishte organizatori Ivan Koljeviq me 32 pikë, tetë kërcime dhe 11 asistime.

Trepça regjistroi fitoren e dytë këtë edicion, ku fituan ndaj Bashkimit, kurse më i dalluari ishte basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Erjon Kastrati me 20 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.

Sigal Prishtina shënoi fitoren e parë, duke mundur kampionin aktual Golden Eagle Yllin, ku më i miri në parket te bardhekaltrit ishte Dustin Thomas me 16 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Damonte Dodd (Vëllaznimi) 16 pikë, 20 kërcime, 5 asistime, 9 bllokada

Rodney Purvis (Peja) 31 pikë, 6 kërcime, 4 asistime

Ivan Koljeviq (Ponte Prizreni) 32 pikë, 8 kërcime, 11 asistime

Erjon Kastrati (Trepça) 20 pikë, 2 kërcime, 4 asistime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 16 pikë, 7 kërcime, 2 asistime




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: