Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të fillojë me aktivitete për veteranët në të dyja konkurrencat.
FBK në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik.
FBK bën thirrje që të gjithë veteranët/et të paraqiten tek koordinatorët nëpër qytete: te meshkujt, Naim Hajrizi (Mitrovicë), Artan Kurti (Prizren), Arben Bislimi (Gjilan), Shkumbin Kumnova (Gjakovë), Arianit Shala (Peja), Blerim Vuniqi/Shkëlzen Fetiu (Prishtinë), Agron Berisha (Therandë), ndërkohë te femrat: Resmije Juniku/Teuta Abdullahu (Prishtinë), Adelina Cipa (Prizren), Zumra Kabashi (Mitrovicë), Valbona Bytyqi (Peja), Kimete Haliti (Ferizaj) dhe Florentina Thaqi (Gjakovë).
Komisioni përbëhet nga Naim Hajrizi, njëherësh kryeses i Komisionit të Veteranëve, pastaj anëtarët/et: Resmije Juniku, Ibrahim Karabeg, Shkumbin Kumnova, Agron Berisha, Teuta Abdullahu dhe Dardan Kasapolli.
Për çdo paqartësi, Federata inkurajon veteranët/et e interesuar të kontaktojnë kryesuesin e Komisionit të Veteranëve, Naim Hajrizi në numrin e telefonit: +38344157329.