23/09/2022 FBK

Njoftim për akreditim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me KB Trepçën ju njofton se, mund të akreditoheni për kualifikimet e FIBA Europe Cup, që do të mbahen nga 27 deri më 30 shtator.

Akreditimi do të jetë i hapur deri të hënën (26 shtator) në ora 16:00.

Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.

Gazetarët dhe fotografët e akredituar duhet të ndjekin rregullat strikte të FIBA-s, ndërsa akreditimet mund t’i merrni të martën nga ora 12:00 deri 16:00 në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.

Për herë të parë, nga 27 deri më 30 shtator në Mitrovicë, do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese të FIBA Europe Cup, ku fituesja e Kupës së Kosovës në çerekfinale do të përballet me Gottingen nga Gjermania.

 

Orari i plotë:




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: