E nderuara familja Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,
Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.
Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.
Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.
Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.
Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.
Me Respekt,
Arben Fetahu
Kryetar i FBK-së