25/09/2022 FBK

Ka ndërruar jetë Belul Beqaj

Sot në mëngjes në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Belul Beqaj. Vdekja e tij ka tronditur basketbollin e Kosovës.

Ai ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës nga paslufta e deri në vitin 2006, duke dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë.

Është autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës. Bartës dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve hulumtuese në Kosovë dhe jashtë.

Është në mesin e analistëve më të dalluar kompetentë politikë. Veprat kryesore të tij janë: “Çështja Dita”, “Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Shkaqet dhe pasojat e pushtetit autoritar-poltronist” është libri tjetër.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: