Në fundjavë u zhvillua xhiroja e katërt në elitën e basketbollit, ku u zhvilluan tri ndeshje.
Peja regjistroi fitoren e katërt me radhë, duke mundur në udhëtim Vëllaznimin. Më i merituari për këtë fitore ishte Rodney Purvis. Amerikani e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, duke e pasur indeksin 32. Purvis shënoi gjashtë trepikësha nga nëntë tentime.
Ponte Prizreni ia shkaktoi humbjen e katërt kampionit aktual, Golden Eagle Ylli. Indeksin më të lartë te prizrenasit e kishin Wayne Arnold dhe Ivan Koljeviq. Arnold ndeshjen e përfundoi me 28 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim, kurse Koljeviq me 17 pikë, shtatë kërcime dhe 13 asistime.
Bashkimi shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Rahovecin. Te prizrenasit lojtarët më të dalluar ishin Daniel Lekndreaj me 15 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime, si dhe Altin Morina me 22 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Top 5
Rodney Purvis (Peja) 30 pikë, 3 kërcime, 4 asistime
Wayne Arnlod (Ponte Prizreni) 28 pikë, 9 kërcime, 1 asistim
Ivan Koljeviq (Ponte Prizreni) 17 pikë, 7 kërcime, 13 asistime
Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 15 pikë, 11 kërcime, 4 asistime
Altin Morina (Bashkimi) 22 pikë, 5 kërcime, 4 asistime