Zagklis me drejtuesit e FBK-së takohet me krerët e KOK-ut

Zagklis me drejtuesit e FBK-së takohet me krerët e KOK-ut

06/10/2022

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës në Kosovë, së bashku me drejtuesit e FBK-së, Kryetarin Arben Fetahu, Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe anëtarin e Bordit, Leart Hoxha janë takuar me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kryetarin Ismet Krasniqi dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Besim Aliti.

Drejtuesit e lartë të FBK-së gjatë takimit kanë potencuar punën që Federata po bën për edukimin e trajnerëve, si dhe zhvillimin e masivizimin e basketbollit 3x3.

Në anën tjetër, Zagklis ka kërkuar nga KOK mbështetje për FBK-në sa i përket zhvillimit të 3x3 në Kosovë, duke shpresuar se Kosova me 3x3 do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Botëror të 3x3 dhe kualifikimet e Lojërave Olimpike të Los Anxhelos 2028.

Krerët e KOK-ut kanë theksuar se do të mbështesin Federatën e Basketbollit, si në edukimin e trajnerëve, po ashtu për 3x3. Tashmë është formuar një Grup Punues mes KOK-ut e FBK-së për zhvillimin e 3x3 në vendin tonë dhe janë duke pritur edhe mbështetjen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ky sport shumë atraktiv të zhvillohet sa më shumë në vendin tonë dhe të jetë i suksesshëm në garat ndërkombëtare.

Në fund të takimit, Andreas Zagklis u ka dhuruar një top të basketbollit krerëve të KOK-ut me nënshkrim të tij, si dhe nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners