07/10/2022 FBK

Përkrahja institucionale shumë e rëndësishme në zhvillimin e basketbollit të Kosovës

Takimi i fundit i Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës, Andreas Zagklis në Kosovë ishte me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ai në këtë takim së bashku me drejtuesit e lartë të FBK-së, Kryetarin Arben Fetahu, Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku dhe anëtarin e Bordit Valton Bilalli kanë kërkuar ndihmë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë, gjegjësisht lojës 3x3 dhe masivizimit të këtij sporti, edukimin e trajnerëve, si dhe projekteve nga FBK.

Gjatë takimit është konfirmuar bashkëpunimi i ngushtë mes FBK-së dhe MKRS-së, ku kjo e fundit e përkrah në projekte të ndryshme dhe do të jetë një krahë i fortë edhe për të ardhmen.

Ministrit të Sportit i është dhuruar një dhuratë, si dhe një fanellë e Përfaqësueses së Kosovës me numër 1, ndërsa pas takimit është organizuar edhe një konferencë për media.

Ministri Çeku ka potencuar punën e mirë që po e bën FBK-ja me masivizimin e basketbollit dhe natyrisht që meritojnë përkrahje në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Ndërkohë, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka shtuar se, FIBA, i ka dhënë përkrahje në nivel global, ndërsa “edhe pse jemi pranuar vonë, jemi shumë lartë me renditje me punën që kemi bërë, ndërsa ka shumë projekte, ku presim ndihmë edhe nga MKRS”.

Andreas Zagklis ka theksuar se basketbolli, gjegjësisht FBK-ja ka nevojë për ndihmë institucionale për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë dhe duhet shikuar mënyra se si të përkrahen këto projekte, që janë shumë të rëndësishme dhe jetike për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: