Peja ka shënuar fitore në derbin ndaj Trepçës me rezultat 83:72 (18:19, 21:23, 22:17, 22:13), në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës.
Sfida ishte shumë interesante dhe u zhvillua në një super atmosferë, ku pejanët shënuan fitoren e pestë nga pesë ndeshje, kurse mitrovicasit pësuan humbjen e parë në elitë pas tri fitoreve.
Çereku i parë ishte shumë interesant dhe e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe përfundon 18:19. Edhe periudha e dytë ishte shumë interesante e me mbrojtje të fortë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:42.
Edhe në periudhën e tretë rezultati u barazua shumë herë, që e bëri ndeshjen shumë interesante dhe elektrizuese, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 61:59. Sfida u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku pejanët ishim më të vëmendshëm dhe triumfuan 83:72.
Te Peja u dalluan Brad Waldow me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Rodney Purvis me 23 pikë e katër kërcime, kurse te Trepça u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e katër asistime.