Bashkimi ka triumfuar në Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Penzën me rezultat 63:70 (20:18, 16:21, 17:18, 10:13).
Sfida në fakt ka qenë shumë interesante, ku vendaset ishin më të mira në periudhën e parë, por mysafiret u kundërpërgjigjën në atë të dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 36:39. Perioda e tretë ishte e baraspeshuar 17:18, duke bërë që ndeshja të vendoset në çerekun e fundit. Në dhjetë minutat e fundit, vashat prizrenase ishin më të mira dhe më të vëmendshme, duke triumfuar 63:70.
Medaljen e argjendta i kanë dorëzuar Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe anëtar i Komisionit të Garave, Faton Kurshumlija, ndërsa medaljet e arta, nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli.
MVP i Superkupës është shpallur Arbnore Përquku, çmim të cilin ia ka ndarë Linda Shala, që po ashtu dorëzoi trofeun te kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri.
Para ndeshjes finale është pensionuar ikona dhe legjenda e basketbollit pejan, Valbona Bytyqi. Ajo ka qenë kapitene për shumë vite e Penzës dhe fitoi shumë trofe me skuadrën pejane, ndërsa ka qenë basketbolliste e Kosovës A. Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala i ka dhuruar fanellën me numër 9 të Kosovës dhe dhurata në emër të FBK-së