Sot dhe nesër zhvillohet xhiroja e pestë në Ligën e Parë, ku do të ketë sfida interesante.
Ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet Vushtrrisë dhe Bora-s. Skuadra vushtrriase numëron tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe një humbje, duke bërë që të jetë takimi kryesor i kësaj jave.
Takimi hapës është mes Happy Dukagjinit dhe Dritës. Klinasit kanë dy fitore e dy humbje, kurse gjilanasit dy fitore e një humbje, ku pësuan nga Istogu në ndeshjen e fundit.
Ndërkohë, Marigona Hill Prishtina do të përballet me Gjakovën e Re. Prishtinasit kanë një fitore e dy humbje, ndërsa skuadra gjakovare një fitore e tri humbje.
Ndeshja e fundit për ditën e sotme është mes New Basket dhe AS Prishtinës. Prizrenasit e kanë nisur mjaft mirë edicionin e ri me tri fitore e tri humbje, ndërkohë që prishtinasit kanë tri humbje në tri ndeshje.
Përballja e fundit e xhiros së pestë është mes Borea-s dhe Prishtinës së Re. Pejanët kanë një fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit kanë dy fitore e dy humbje.
Java 5
E hënë
14:00 Happy Dukagjini - Drita
19:00 Vushtrria - Bora
20:30 Marigona Hill Prishtina - Gjakova e Re
21:30 New Basket - AS Prishtina
E martë
17:30 Borea - Prishtina e Re