19/10/2022 FBK

Dushku me sukses i ka ndjek dy sesionet e para të programit MESGO

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku së fundi ka marrë pjesë në Sesionin e Dytë të programit MESGO (The Executive Master in Global Sport Governance) që është mbajtur nga 10 deri më 14 Tetor në Paris, ndërsa tema qendrore e sesionit të dytë ishte: "Dizajni i Garave dhe Qëndrueshmëria Financiare". Në këtë sesion, përqendrimi ka qenë në ilustrimin e gamës së dizajneve të kundërta të garës dhe sistemeve rregullative që sporte të ndryshme i përdorin për gara të suksesshme, duke vënë në pah pikat e forta dhe të dobëta të tyre në kontekstin e kornizës së veçantë ekonomike të sportit.

Ndërkaq Sesioni i Parë i programit MESGO VII është organizuar prej 22 deri më 26 Gusht në Nyon/Lausanne me temën qendrore: "Hyrje në Qeverisjen Globale të Sportit". Qëllimi i këtij sesioni hyrës ishte që pjesëmarrësit e programit të kuptojmë mjedisin institucional dhe ekonomik në të cilin operon sporti ndërkombëtar dhe mënyrën që përcakton konceptet e qeverisjes në kontekstin e sportit në mënyrë specifike, duke përfshirë modelin Evropian të sportit. Ky sesion shpjegoi misionin dhe objektivat themelore të organeve drejtuese të sportit.

Sesioni i Tretë do të mbahet nga 16-20 Janar 2023 në Bruksel me temën qendrore: “Korniza Ligjore”. Ky sesion synon të përshkruajë kontekstin shumë të gjerë ligjor në të cilin funksionojnë organet drejtuese të sportit, rritjen e ndërgjegjësimit për gamën e çështjeve ligjore me të cilat përballen dhe  paraqitjen e mekanizmave ligjorë në dispozicion të organeve drejtuese të sportit në rolet e tyre qeverisëse dhe rregullatore.

30 pjesëmarrësit e programit MESGO përfaqësojnë 23 kombësi të ndryshme, flasin 23 gjuhë të ndryshme dhe jetojnë në 24 vende të ndryshme, kurse Dushku është pjesëmarrësja e parë nga Kosova që nga themelimi i këtij programi shtatë vite më parë.

Listën e pjesëmarrësve të MESGO VII mund ta gjeni në linkun:

http://www.mesgo.org/wp-content/uploads/2022/10/MESGO-VII_WhoParticipant.pdf




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: