Sot, është një ditë feste për basketbollin shqiptar dhe mbarëkombëtar.
Themelimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit ishte një moment historik për basketbollin kuqezi. Moment historik për Shqipërinë dhe sportin shqiptar, por edhe një shembull për vendet e rajonit.
Mes vështirësive dhe suksesit, sot Federata Shqiptare e Basketbollit feston 75 vjetorin e themelimit. Traditë 75 vjeçare në basketboll. Sot, Shqipëria mund të mburret me traditë dhe sukses.
Kontributdhënësit e shumtë do të mbeten në historinë e pashlyer të sportit shqiptar, ndërsa Presidenti i tashëm, Z. Avni Ponari do të mbahet mend për vizionin e tij për të ardhmen, suksesin në garat ndërkombëtare dhe organizimin e shumë ngjarjeve evropiane në Shqipëri.
Ne, gjithmonë i jemi gëzuar suksesit të Shqipërisë. Ishte ëndërr të veshësh fanellën kuqezi. Kjo ëndërr u përcoll në shumë gjenerata. Por, edhe më të lumtur jemi që kemi një Ligë të përbashkët. Liga Unike ishte historike. Sporti i parë ku garojnë klube nga Shqipëria dhe Kosova.
Bashkëpunimi mes neve ka qenë i afër dhe vëllazëror. Kështu do të jetë përgjithmonë.
Në emrin tim personal dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës ju uroj 75 vjetorin e themelimit dhe shumë suksese për të ardhmen.
I juaji
Arben Fetahu
Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës