Në Prizren për herë të parë do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare e femrave. Kjo është hera e parë që mbahet në Kosovë, ndërsa në edicionin e kaluar kishte triumfuar Penza në Vlorë.
Flamurtari i Vlorës, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit dhe Penza e Pejës do të garojnë për trofeun e çmuar. Kampionët dhe fituesit e Kupave të Kosovës dhe Shqipërisë do të luftojnë për një trofe, që është shumë i rëndësishëm për basketbollin mbarëshqiptar. Në gjysmëfinale do të ndeshen skuadrat nga Shqipëria mes vete dhe Kosovës, kështu që në finalja do të mes ndërmjet një skuadre nga Shqipëria dhe një nga Kosova.
Flamurtari-Partizani është sfida e parë, ndërsa Bashkimi-Penza ajo e dyta, ku do të mësohet se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.
Skuadra vlonjate u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 24-t edicionin e kaluar dhe synon edhe një trofe, ndërsa Partizani pasi fitoi Kupën e Shqipërisë shpreson të fitojë edhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Bashkimi edicionin e kaluar fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës, kurse Penza u shpall kampione e Kosovës dhe fitoi Superkupën Mbarëkombëtare. Të dy skuadrat nga Kosova shpresojnë të fitojnë trofeun e çmuar.
Ndeshjet transmetohen në Art Motion dhe Kujtesa.
Orari
26 tetor
16:00 Flamurtari-Partizani
19:00 Bashkimi-Penza
27 tetor
19:00 Finalja