26/10/2022 FBK

SQARIM PËR OPINIONIN

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të sqarojë për opinionin se informatorët bazohen në raporte të vëzhguesve, deklarata të gjyqtarëve dhe në raste të caktuara me video – analizë nga transmetimet direkte të ndeshjeve.

 

Sa i përket incidenteve në Gjakovë, ato kanë ndodhë para fillimit të ndeshjes dhe vëzhguesi i ndeshjes nuk e ka parë nëse është fjala për flamur të Serbisë apo ndonjë flamur tjetër.

 

Klasifikimi si “leckë” në asnjë mënyrë nuk nënkupton cilësim të FBK-së për flamurin e Serbisë, por është formë evidentimi e një incidenti, pa paragjykuar simbolikën ose peshën e aktit të djegies.

 

Për më tepër, FBK dëshiron të qartësojë se në transmetimin direkt nuk është pasqyruar incidenti në fjalë, dhe në raportin 24 orësh të Policisë, përmenden raportimet për djegien e një flamuri, pa specifikuar më tutje.

 

Rrjedhimisht në informatorin nr 7, Komisioni i Garave e ka dënuar KB Vëllaznimin me 400 Euro për anim josportiv, në bazë të Propozicioneve të Garave.

 

FBK po ashtu konfirmon se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj KB Vëllaznimi lidhur me këtë incident dhe për masa disiplinore, do të vendosë brenda afateve të parapara me Rregullore Disiplinore, Rregullores së Garave, dhe akteve tjera normative të FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: