28/10/2022 SUPERLIGA E FEMRAVE

Derbi mes Bashkimit dhe Prishtinës

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e tretë në Superligën e Femrave, ku derbi do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, ndërsa përballjet ndërmjet këtyre skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe rivalizuese. Këto dy skuadra u takuan edhe në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku fituan vashat prishtinase, që e fituan këtë trofe.

Në këtë edicion, të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe janë në kërkim të fitores së tretë radhazi.

Sfidë interesante shihet ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat duan fitoren e parë në këtë edicion, ndërsa i nisën garat me dy humbje në dy xhirot e para.

Kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me United Basketball nga Gjilani. Të dy skuadrat kanë pësuar nga Bashkimi në Superligën e Femrave, ndërsa kanë edhe nga një fitore.  

Java 3-Superliga e Femrave

E shtunë

13:00 Trepça - Vëllaznimi

14:30 Penza - United Basketball

E diel

19:00 Bashkimi - Prishtina




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: