01/11/2022 FBK

Vlora Braha, pjesëmarrëse në Punëtorinë e parë për SPOC Personat nga FIBA

Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës do të marrë pjesë në Punëtorinë e Parë për SPOC Personat nga FIBA, që do të mbahet në Munih të Gjermanisë.

Kjo Punëtori do të mbahet më 2 dhe 3 nëntor në selinë e FIBA Europe në Munih. Në këtë Punëtori, që është e para, ku edhe Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj do të diskutohet për rolin dhe rëndësinë e SPOC Personit, si dhe zbatimin në federatat përkatëse.

Në këtë Punëtori do të ketë për qëllim bashkëpunimin dhe integrimin e SPOC Personave, ku përfaqësuesit do të flasin për punën e tyre dhe të Federatave përkatëse.

Ata do të ndajnë përvojat dhe sfidat e tyre që kanë tani dhe për të ardhmen. Përfaqësuesit do të përfaqësojnë vendin nga vijnë dhe duke treguar historinë e tyre do të inspirojnë të tjerët. Gjithashtu ka për qëllim bashkëpunimin me shtetet tjera.

Në këtë Punëtori do të marrin pjesë edhe Kamil Noval, Drejtor Ekzekutiv në FIBA, Richard McLaren, Zyrtar për Inegritet në FIBA, si dhe zyrtarët tjerë të FIBA-s, Friedrich Martens, Alison Smith, Benjamin Schindler dhe Radmila Turner.

Misioni i FIBA-s

Misioni i FIBA-s është të paraqesë basketbollin para botës si një lojë energjike, të shëndetshme dhe atletike, pa sjellje abuzive dhe praktika joetike të çdo lloji. FIBA ka ngritur struktura, procese dhe programe për të përmirësuar integritetin në gara dhe brenda organizimit të saj.  

SPOC Personi i Kosovës

Me kërkesë të FIBA-s, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 1 nëntor 2021 e ka emëruar Vlora Brahën si Person Kontaktues për Integritet (SPOC) në FBK.

Detyra kryesore e SPOC-ut është të jetë ndërmjetësuesi kryesor për çështjet e integritetit në mes të organizatës dhe anëtarëve të saj, si dhe me akterët e jashtëm.

Përgjegjësia e SPOC-ut është të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me manipulimin e garave, si dhe me integritetin e organizatës. Çështjet e tjera që kanë të bëjnë me integritet mund të jenë gjithashtu pjesë e portofolios së SPOC-ut. Edhe sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), puna e personave kontaktues për integritet përqendrohet kryesisht në parandalimin e manipulimit të garave.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: